Lajme
Petrit Selimi: Jemi një incident madhor larg konfliktit të armatosur me Serbinë
Demokracia
11:05 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se veriu i Kosovës është “nën kontrollin” e bandave të maskuara.

Selimi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka përmendur edhe mundësinë e konfliktit të armatosur në veri.

“E tërë Kosova veriore tash është nën kontrollin e bandave të maskuara. Janë hedhur bomba dhe një polic i Kosovës u lëndua mbrëmë. Është e qartë se Serbia është duke e përdorur situatën për ta rënduar krizën. Jemi një incident të madh larg nga një konflikt i armatosur i vërtetë”, ka shkruar Selimi.

 

Të ngjashme