Lajme
Petkoviqi – Osmanit: Ajo ka treguar se po jeton në të kaluarën
Demokracia
16:20 | 14 Prill 2022

Share:

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani e krahasoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Me fyerjet në llogari të presidentit Aleksandar Vuçiq, Vjosa Osmani ka treguar se jeton në të kaluarën dhe se Vuçiqi ka goditur në shënjestër kur ka folur për politikanët e Prishtinës. Është interesante se si zonja Osmani e njohu veten, e kjo është mundësi për të mësuar një thënie tjetër serbe – një mizë i ra ariut!” – ka shkruar Petar Petkoviq.

 

Të ngjashme