Lajme
Petkoviq: Tash është momenti për Asociacionin, nëse s’formohet, serbët dinë çfarë bëjnë
Demokracia
10:07 | 28 Qershor 2023

Share:

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se serbët po presin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviq tha se “tani është momenti nëse do të ndodhë apo jo”.

“Nëse nuk do të formohet, ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha ai.
Siç bën gjithmonë, ai i përmendi akuzat se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i persekuton serbët, duke thënë se Perëndimi është i bashkuar kundër tij.

“Vetëm kur të shohim lëvizjet dhe masat konkrete të shpallura nga BE-ja dhe SHBA-ja, do të kuptojmë se është synimi për ta frenuar Kurtin”, tha Petkoviq.

Të ngjashme