Lajme
Petkoviq shkon në takim me Lajçakun
Demokracia
10:54 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Kryesuesi i delegacionit serb në negociata me Kosovën, Petar Petkoviq, ka biseduar sot në Bruksel me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Temë e diskutimit ishin marrëveshjet e arritura tani, me theks të veçantë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka shkruar në platformën X se ka folur me Lajçakun edhe për de-përshkallëzimin e nevojshëm.

“Ekspertët tanë si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e Statutit të Asociacionit, si dhe çështjen e të zhdukurve dhe tema të tjera të rëndësishme. Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë”, ka shkruar Petkoviq.

Të ngjashme