Lajme
Petkoviq: Pamundësimi i referendumit në Kosovë do të ketë pasoja të paparashikueshme
Demokracia
18:11 | 15 Janar 2022

Share:

Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka vlerësuar sot se vendimi i Kuvendit të Kosovws, për të penguar mbajtjen e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në komunitetet serbe në Kosovë do të ketë “pasoja të paparashikueshme”.

Ai përmes një komunikate tha se Kuvendi i Kosovës ka hyrë në “një fazë të konfrontimit të hapur me popullin serb, duke u përpjekur të anulojë plotësisht të drejtat më elementare politike dhe civile të serbëve”, shkruan Danas, transmeton Demokracia.com.

“Le të mos mendojnë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ekstremistët e tij se do të mund t’ua ndalojnë serbëve të votojnë në Kosovë e Metohi në të ardhmen, veçanërisht në zgjedhjet e 3 prillit dhe se do të arrijnë të dekurajojnë këdo në Kosovë. luftën për mbijetesë dhe të drejtat e popullit serb në krahinën tonë jugore”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

Ai i cilësoi shpjegimet nga rezoluta e Kuvendit të Prishtinës si “manifestin më të zakonshëm të dhunës politike dhe ekstremizmit”, si dhe përfundimin e “fushatës së represionit ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi që po vazhdon prej muajsh”.

Petkoviq po ashtu vlerësoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë vendosur që me kohë të bëjnë presion më të fortë ndaj Prishtinës, për t’iu mundësuar serbëve të votojnë, por “përmbahen deklaratave dhe mesazheve retorike që strukturat politike të Prishtinës nuk i konsiderojnë të detyrueshme”.

“Kjo i dha Kurtit erën në shpinë për të vazhduar pa u ndëshkuar fushatën e rrezikshme të destabilizimit të rajonit dhe pështyrjes në fytyrë të të gjithë atyre që po përpiqen ta bëjnë Ballkanin Perëndimor një zonë të zhvillimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik”, tha Petkoviç.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi ka theksuar se popullit serb, me mbështetjen e OSBE-së, në të kaluarën i është garantuar e drejta e votës në zgjedhjet e shpallura nga Serbia./Demokracia.com/

Të ngjashme