Lajme
Petkoviq: Me ndalimin e transportit të dinarëve në Kosovë, Kurti po synon t’a dëboj popullin serb
Demokracia
16:40 | 07 Shkurt 2024

Share:

“NBS i dërgoi dinarët në vendkalim sipas procedurave dhe praktikës së kahmotshme, siç kemi bërë gjatë gjithë muajve dhe viteve më parë. Ai automjet është dashur të arrijë në Jarinje, ashtu siç ka bërë, dhe më pas kompania britanike Henderson, e cila ka licencë, i ka marrë paratë. Paratë nuk kanë ardhur në zonën e Kosovës, sepse Kurti e ka ndaluar, dhe ky është transporti i parë i parave pas 1 shkurtit dhe vendimit të të ashtuquajturës BQK”, tha Petkoviq për Tanjug.

Sipas tij, ky është një sulm tjetër i Kurtit ndaj popullit serb, pasi që nga momenti i dhënies së këstit të fundit në Kosovë e Metohi, para 1 shkurtit, paratë në para të gatshme janë përdorur për pagat dhe pensionet e popullit serb në Kosovë.

Njerëzit po tërhiqnin para në masë, për këtë arsye u zvogëlua sasia e dinarëve në thesarin në Leposaviq, ishte krejtësisht normale të mbushej thesari, sepse ne dërgojmë transport në Kosovë dhe Maqedoni mbi 20 herë, tani ai e ka ndaluar. dhe serbët së shpejti nuk do të mund të huazojnë pagat dhe pensionet e tyre në para të gatshme”, ka thënë Petkoviq.

Të ngjashme