Lajme
Petkoviq: Kurti kërkon krizë, gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për sulm
Demokracia
15:03 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë ka thirrur për sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, me qëllim që t’i drejtohet publikut pas akuzave të fundit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se Serbia po përgatitet të sulmojë Kosovën, duke thënë se kjo është një gënjeshtër absolute dhe se Kurti nuk do normalizim të marrëdhënieve por krizë.

“Ne, presidenti dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, i jemi përgjigjur vazhdimisht të gjitha gënjeshtrave që dalin nga goja e Albin Kurtit, i cili po përpiqet të mbulojë situatën e vërtetë në Prishtinë dhe gjendjen katastrofike ekonomike dhe të shtënat thuajse të përditshme, përdor temën e Banjskës dhe veriut të Kosovës, e cila tregon qartë se ai njeri nuk dëshiron të formojë Asociacionin, se nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve, por një krizë. Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm”, tha Petkoviq.

Petkoviq deklaron se është gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për sulm. “Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur obligimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapat konkretë për formimin e Asociacionit”, thekson Petkoviq.

Ai thotë se “Sveçla nuk po flet për sulmet që ndodhin çdo ditë kundër serbëve në Kosovë, për bastisjet dhe konfiskimin e mallrave të serbëve në Kosovë që po ndodh tani”.

“Kur qytetarët nga veriu u përpoqën të bënin peticion për zëvendësimin e kryetarëve të rrejshëm, të gjithë ishim dëshmitarë të cirkut të bërë nga KQZ-ja dhe kryetarët fals sepse Kurti nuk dëshiron t’i tërheqë, por të ndryshojë realitetin. Prandaj. shpronësimet ilegale dhe ndërtimi i një baze të re afër Zveçanit dhe ngacmimi i njerëzve. Beogradi qëndron për normalizim për dialogun, për Ballkanin e Hapur, por Kurti nuk është i interesuar për këtë, ai do të sulmonte vetëm serbët”, përfundoi ai.

Të ngjashme