Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq i ka reaguar Presidentit të Partisë Popullore në Serbi dhe ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq lidhur me ngjarjet e sotshme në Bruksel.
Reagimi i Petkoviq ndaj Jeremiq, i cili njihet si kritik i Vuçiqit në Serbi, vjen pasi që ky i fundit ka kritikuar delegacionin serb edhe për qasjen e mbajtur në Bruksel. Petkoviq, në reagim, i drejtohet Jeremiqit duke i thënë se Kurti e ka lavdëruar atë sot në takim.
“Turp të kesh Vuk Jeremiq. Dhe, do t’ju thoja diçka më shumë nëse do të isha në Serbi dhe jo në Bruksel. Sulmoni në një ditë kaq të vështirë. Sot në takim Albin Kurti ju ngriti në qiell për shkak të vendimit të GJND-së në Hagë. Të gjithë në takim mund ta konfirmojnë këtë gjë”, ka shkruar Petkoviq.
Një përgjigje të shpejtë ironike në Twitter ka marrë Petkoviq nga Jeremiq.
“Jeni prej të rrallëve”, ka shkruar shkurtazi ai.
Jo rrallëherë, Jeremiq akuzohet në Serbi që humbi rastin në GJND kundër Kosovës kur ishte ministër, për shkak të formulimit të gabuar të pyetjes.
Vendimi i GJND-së kishte vulosur të drejtën e Kosovës për pavarësi nga Serbia.
Срам те било @jeremic_vuk, а рекао бих ти и нешто више да сам тренутно у Србији, а не у Бриселу. У овако тешком дану нападаш, а данас на састанку те је @albinkurti хвалио и дизао у небеса због одлуке МСП у Хагу. То могу да потврде сви који су били на састанку!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 18, 2022