Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për krijim të krizave vetëm me qëllim që të shkaktojë konflikte.
Petkoviqi ka thënë të mërkurën se qëllimi i Kurtit është t’i dëbojë serbët nga Kosova.
“Ai krijon kriza për ta detyruar popullin serb të veprojë në mënyrë të tepruar. Ideja e politikës së tij është Kosova e pastër etnikisht dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, ka thënë ai në një konferencë të mbajtur gjatë pasdites, raportoi agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.