Lajme
Petkoviq i shfrytëzon deklaratat e Kurtit: Është e qartë se nuk dëshiron të negociojë
Demokracia
13:54 | 18 Shtator 2023

Share:

Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron as të fillojë punët për hartimin e statutit për Asociacionin dhe është bërë e qartë se është ai që nuk dëshiron negociata, dialog dhe kompromis.

Petkoviq në konferencën për media tha se atë që po bën Kurti, po e bën për të mbuluar faktin se Komisioneri i Lartë i BE-së, Borrell, tha qartë në Bruksel se fajtori i vetëm i bisedimeve të dështuara është Kosova, e cila refuzon të zbatojë marrëveshjen për më shumë se 10 vite.

“Askush nuk i kërkon të japë Asociacion, sepse thotë se nuk mund të japë kafe pa filxhan. Pirja e kafesë nuk ishte negocim. Kurti ua ka mjeruar jetën serbëve në Kosovë sa nuk duan ta shohin, e lëre më të pini kafe me të”, tha Petkoviç. /Demokracia.com/

Të ngjashme