Petar Petkoviq, drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, i është kundërpërgjigjur në Twitter ministrit të Mbrojtjes, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se “Policia e ka të drejtën të shkojë në Veriun e Kosovës pa lejen e KFOR-it për ta ruajtur sigurinë”.
Sveçla i është referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se “Policia e Kosovës s’mund të shkojë në Veri”.
E Petar Petkoviq ka thënë se “përkundër se në Veri janë 95 për qind serbë, e sipas tij “Policia e Kosovës në Veri duhet të operojë nën urdhërat e Drejtorisë së Veriut”.
“Nëse Xhelal Sveçla thotë se PK-ja ka të drejtë të veprojë edhe në veri, kjo mund t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë Veri, e cila sipas marrëveshjes së Brukselit përbëhet nga 95 për qind serbë. Problemi është se Sveçla asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë Serbe-Veri, të cilën ai gjithmonë e anashkalonte”, ka shkruar ai në Twitter.
Ако @XSvecla каже да KП има право деловања и на северу, то једино може да се односи на полицијски Директорат Север, ког по Бриселском споразуму чини 95 одсто Срба. Проблем је што Свећља никада није признао то право српском полицијском Директорату-Север ког је увек прескакао.
1/2 https://t.co/jYEpELqL9l— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 21, 2022