Shefja e Stafit të Vjosa Osmanit, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj një postimi të drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit etiketoi me fjalë fyese presidenten Osmani.
“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë “mi”, qeveria juaj e krahasoi me “miza” dhe tani ju e quani “qen”. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit”, ka shkruar Hollaj në platformën X, duke shtuar se nuk mund të pritet asgjë tjetër nga një shovinist.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kishte shkruar në platformën X se “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gënjen si qen!”.
“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq në platformën X.