Në njoftimin për media përsëritet kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, siç tha ai, do t’u mundësonte serbëve të drejta kolektive dhe do të rriste sigurinë.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se vendimi për riregjistrimin e veturave me targa të lëshuara nga Serbia, është vendim që i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë.
Zbatimi i këtij vendimi, së bashku me atë për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, u shty për 1 shtator, për shkak të ngritjes së barrikadave më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit.
Pas ndërhyrjes edhe të faktorëve ndërkombëtarë, Qeveria u pajtua që të shtyjë zbatimin e këtyre vendime për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat.