Intervista
Petkoviq e quan Viola von Cramon lobiste shqiptare
Demokracia
17:58 | 05 Prill 2022

Share:

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë ditës përmes rrjetit social Twitter ka komentuar zgjedhjet në Serbi, duke thënë se këto nuk ishin të lira dhe po ashtu ka përmendur shkeljen e të drejtave fundamentale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se nuk janë lejuar të votojnë një numër i shqiptarëve pasi janë fshirë nga regjistri civil.

LEXO EDHE: Cramon për zgjedhjet e 3 prillit: Nuk ishin as të lira as të drejta

Në lidhje me këtë, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pektoviq, duke thënë se zgjedhjet e 3 prillit u mbajtën me të gjitha direktivat dhe standardet evropiane, por që sipas tij, janë serbët në Kosovë atyre që po u mohohet e drejta për të votuar, përcjell Demokracia.com.

“Procesi zgjedhor në Serbi ka qenë në përputhje me gjitha direktivat dhe standardet evropiane, por Viola von Cramoni nuk e sheh këtë, siç nuk dëshiron ta shohë edhe se serbëve në Kosovë iu mohua e drejta fundamentale njerëzore e qytetare për të votuar në komunat e tyre. Pse ti Viola von Cramon nuk e ngrehe zërin për shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë? Është e qartë se si lobiste shqiptare nuk mund ta kritikosh Albin Kurtin, por Aleksandar Vuçiq u ka dhënë leksion të gjithëve për demokraci dhe sistem multi-partiak!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter. /Demokracia.com/

Të ngjashme