Lajme
Petkoviq e harron NATO’n: Ishim në prag të një konflikti serioz mbrëmë
Demokracia
17:16 | 01 Gusht 2022

Share:

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha se mbrëmë rajoni ishte “në prag të një konflikti serioz”.

Petkoviq si zakonisht e drejtoi gishtin kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë si “kërcënim për serbët”.

Këto fjalë Petkoviq i tha në një konferencë për media bashkë me kryetarin e Listës Serbe dhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.

“A e kuptoni se ne ishim fjalë për fjalë në prag të një konflikti serioz mbrëmë?”, tha ai.

Petkoviq tha se “plani i njësive speciale të Policisë së Kosovës ka qenë ‘pushtimi’ i veriut të Kosovës gjatë natës”.

 

Të ngjashme