Lajme
Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri/ Ilir Peci kundër: Të takohemi me Qeverinë dhe nëse duhet të japim dorëheqje
Demokracia
19:57 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi njoftoi sot se KQZ i ka kthyer përgjigje zyrtare kërkesës së tre kryesuesve të kuvendeve komunale për komunat përkatëse.

Ai tha se KQZ-ja i ka njoftuar kryesuesit e tri kuvende komunale, tri grupeve nismëtare dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komunave “mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind”.

Lidhur me këtë mënyrë për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore nga pozita e tyre, për Gazeta Blic ka folur Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit.

Ai nuk shprehet optimist se peticioni është zgjidhja e duhur dhe sipas tij nuk është as ligjore.

“Unë e kam thënë edhe më herët se është mirë të pritet momenti i fundit, por pasi ka filluar procedura, tash të shohim si po shkon. Nuk jam shumë optimist se mund të ndodhë kjo, për shkaqe se nuk besoj që është ligjore ky veprim, por të shohim”, thotë Peci.

Sipas tij, zgjidhja është një takim i katër kryetarëve me Qeverinë dhe dorëheqja nëse duhet, por jo peticion për shkarkimin e tyre.

“Unë gjithmonë kam thënë dhe prapë jam i gatshëm dhe sipas mendimit tim më e duhur është që katër kryetarët e veriut të kemi takim me Qeverinë e Kosovës dhe të arrijmë një përfundim. Nëse veç është momenti për t’u dorëhequr, sepse përndryshe këtë mënyrën me peticion nuk e shoh si rrugë të duhur për momentin”, deklaron Ilir Peci. 

Të ngjashme