COVID-19KosovaSot:0Të gjitha:272,214|Bota 650,702,814
Lajme
Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, kjo është arsyeja
Demokracia
19:35 | 27 Shtator 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të hyrë në Kosovë më datën 27 shtator 2022.

Në një komunikatë për media thuhet se mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petkoviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Kosovës, thuhet tutje në komunikatë.

Qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes.

Shpresojmë që në të ardhmen Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, përfundon komunikata.

Të ngjashme