Llapi ka vazhduar me humbje edhe në xhiron e katërt të elitës së futbollit kosovar.
Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës u mposhtën 0-3 nga e sapoinkuadruara në elitë, Malisheva, shkruan Demokracia.com.
Ndihmëstrajneri i Llapit, Andi Kulli e komentoi këtë humbje, duke ua hedhur fajin lojtarëve të tij për mosangazhim.
“Gabimet paguhen, një gabim i portierit dhe pësuam. Jo angazhimi siç e donim, nuk ishte faji asgjë tjetër përveç mos angazhimi 100 për qind”, tha ai për Art Sport.
“Keni durim, çdo gjë do të shihet në vazhdimësi. Fitoja e Super Kupës na motivoi më shumë, por gabimet paguhen. Në vazhdim do të shikojmë të ardhmen”, shtoi ai. /Demokracia.com