Lajme
Pëson infarkt teksa drejtonte motorin, humb jetën 63-vjeçari
Demokracia
19:51 | 20 Shkurt 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Gjazë të Lushnjës. Sipas një informacioni që jep policia, një 63-vjeçar me inicialet A. S., duke udhëtuar me motorin e tij ka rënë në tokë pa jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.10 dhe dyshohet se 63-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt teksa drejtonte motorin tip “Yamaha”.

Gjithsesi një grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./Lapsi

Të ngjashme