Sport
Pësoi tronditje gjatë ndeshjes, Labinot Ibrahimi lirohet nga spitali
Demokracia
21:04 | 09 Mars 2022

Share:

Malisheva kë regjistruar një fitore shumë rëndësishme në BKT Superligën e Kosovës pasi e ka mposhtur liderin e tabelës Ballkanin me rezultat 2-0 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën.

Këtë fitore kaq të rëndësishmee zbehu një moment i trishtë kur në pjesën e dytë të ndeshjes pas një dueli me njërin prej lojtarëve të Ballkani, Labinot Ibrahimi pësoi një lëndim dhe tronditje duke mbetur i shtrirë për disa minuta në fushë.

Madje, aty u desh që të vinte edhe autoambulanca që më pas e transferoi Ibrahimin në Qendrën Klinike Universitarë në Prishtinë.

Duke parë këtë situatë, Ibrahimi është vizituar nga drejtori i shëndetësisë së Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ai për KosovaPress ka treguar se Ibrahimi ka pësuar një tronditje gjatë atij dueli, por fatmirësisht nuk ka ndonjë lëndim shumë serioz dhe se lojtari tani do të lirohet për në shtëpi.

“Sapo dola nga spitali, ka pasur tronditje, por pas ekzaminimeve mjekësore shihet se çdo gjë është në rregull dhe ai po lirohet nga spitali”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, pas 24 xhirove Malisheva ka mbledhur 29 pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Të ngjashme