Kristal Abazaj operohet me sukses në gjurin e tij. Sulmuesi i Istanbulsporit në Turqi pësoi pak ditë më parë një goditje në gju dhe iu desh një ndërhyrje kirurgjikale që çdo gjë të shkonte drejt normalitetit.
Sulmuesi shqiptar me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka bërë me dije opinionin publik se ky operacion ka rezultuar me sukses dhe se falënderon të gjithë për urimet:
“Operacioni mbaroi sot. Faleminderit Zot, çdo gjë shkoi mirë. Faleminderit të gjithëve për urimet, do të bëj cdo gjë që të rikthehem akoma më i fortë.”, përfundoi Abazaj i cili në këtë sezon është aktivizuar në 2 ndeshje, ndërsa në sezonin e kaluar luajti në 30 ndeshje nga ku realizoi 4 gola. /Demokracia.com