Lajme
Peshkopi Teodosije takon Komandantin Ristuccia, thotë se Kisha është për dialog
Demokracia
19:51 | 24 Qershor 2023

Share:

KFOR ka njoftuar se Peshkopi Teodosije Shibaliq sot ka takuar komandantin e KFOR-it Ristuccia.

Në këtë njoftim thuhet se Peshkopi shkoi në këtë vizitë për shkak të situatës në Veri, derisa tha se pozicionimi i Kishës Serbe është që situata të zgjidhet me dialog.

Ai shprehu shqetësimet e tij për përshkallëzimin e fundit të tensioneve duke ripohuar se Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur vendosmërisht qëndrimin se të gjitha problemet aktuale duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut”.

Të ngjashme