Kuriozitete
Peshkaqeni 4.5 metra e sulmon për vdekje 57 vjeçarin në Britani
Demokracia
19:12 | 08 Nëntor 2021

Share:

Një britanik ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen gjigant teksa notonte në brigjet e Australisë Perëndimore.

Paul Millachip, 57 vjeçar, besohet se është kapur nga peshkaqeni 4.5 metra ndërsa po notonte në plazh në North Fremantle në Perth të shtunën në mëngjes, shkruan The Sun, përcjellë Demokracia.

Një përpjekje e madhe kërkim-shpëtimi ka ndodhur gjatë dy ditëve në Port Beach, por gjithçka që është gjetur është një palë syze noti.

Gruaja e Millachip, e cila nuk donte të publikohej emri i saj, tha se i shoqi vdiq duke bërë atë që donte, e cila ishte duke shijuar surfimin dhe mbajtjen në formë.

“U prehsh në paqe Pal”, tha ajo./Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025