ShowBiz
Pesë vite më parë kur askush s’e njihte, Loredana ishte vetëm një protagoniste në klipin e Yll Limanit
Demokracia
19:21 | 09 Gusht 2022

Share:

Sot ajo është një prej repereve më të suksesshme të skenës vendore.

Por pesë vite më parë ajo ishte tërësisht e panjohur për publikun, ndonëse ka qenë pjesë e një projekti muzikor.

Ajo ka qenë protagonist në klipin “Ke pi sonte shumë” të këngëtarit Yll Liani – projekt muzikor ky i lansuar në vitin 2017.

Në një video e cila është bërë virale në rrjetin social TikTok, janë shpërndarë së fundmi sekuenca, ku reperja Zefi mund të shihet në klipin e Yllit.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga disa të rinj të tjerë, ku kanë realizuar disa skena të cilat i përshtaten tematikës së këngës.

Loredana më pas mori emër falë lidhjes me reperin Mozzik, ku më vonë edhe vijoi debutimi i saj në muzikës.

Përveç këngëve shumë të suksesshme në shqip, ajo ka edhe plot këngë të nxjerra për tregun gjerman dhe zviceran – që gjithashtu kanë rezultuar të suksesshme. /Telegrafi

Të ngjashme