Lajme
Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
Demokracia
23:27 | 20 Maj 2024

Share:

Të paktën pesë persona, përfshirë katër luftëtarë të Hezbollahut, u vranë të hënën në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha një burim i afërt me grupin dhe mediat shtetërore.

Hezbollahu, aleat i Hamasit, ka shkëmbyer zjarrin e përditshëm ndërkufitar me forcat izraelite që nga sulmi i grupit palestinez më 7 tetor në Izraelin jugor që shkaktoi luftën në Gaza.

Një luftëtar i Hezbollahut u vra gjithashtu të hënën në një sulm në Sirinë fqinje për të cilën fajësohet Izraeli, tha një burim i veçantë nga grupi për AFP.

Lëvizja myslimane shiite tha se pesë nga luftëtarët e saj, përfshirë dy nga Naqura, ishin vrarë, pa dhënë detaje se ku dhe kur kishin vdekur.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) më vonë raportoi “një martir dhe një të plagosur” pasi një “sulm ajror armik shënjestroi një motoçikletë” në fshatin Mansouri pranë bregdetit.

Të ngjashme