Lajme
Pesë të lënduar në një aksident në fshatin Lëbushë të Deçanit
Demokracia
11:29 | 09 Janar 2023

Share:

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Lëbushë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Lëbushë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

FOTO| Aksident i rëndë në magjistralen Deçan-Pejë, përfshihen dy vetura

Të ngjashme