Lajme
Pesë të arrestuar për pesë vjedhje gjatë 24 orëve të fundit
Demokracia
09:49 | 26 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar  përmes raportit 24 orësh për pesë raste të vjedhjeve, ndërsa janë arrestuar pesë persona, raporton Demokracia.com.

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar në Prishtinë, me nga një rast është raportuar në qytetet si Gjilan, Ferizaj,  dhe Gjakovë.

Më poshtë keni raportin e Policisë së Kosovë:

VJEDHJE

Prishtinë, 25.04.2022 – 17:00. Është raportuar për vjedhje në disa lokale në qendër tregtare.  Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

VJEDHJE E RËNDË

Prishtinë, 25.04.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se person-a të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe kanë vjedhur çantën e dorës euro, para të gatshme dhe dokumentet e saja personale. Rasti është duke u hetuar.

VJEDHJE

Fsh. Lipovec, Gjakovë, 25.04.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

VJEDHJE E RËNDË

Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

VJEDHJE GRABIQARE

Ferizaj, 25.04.2022-02:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tre persona të panjohur, të maskuar,  kanë dëmtuar me veturë vitrinën e qendrës tregtare ku kanë vjedh pajisje elektronike dhe duke u larguar kanë shtënë me armë zjarrit në tokë. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme