Arte
Pesë seriale në Netflix që nuk duhen humbur
Demokracia
17:35 | 12 Dhjetor 2021

Share:

Fundjava do të thotë seriale dhe kur flasim për sezonin e festave, të gjithë kemi parasysh atë çajin e ngrohte apo kafen, të mbuluar me një batanije, duke pare seriale në televizor.

Platforma më e madhe e serialeve, Netflix, ka lancuar së fundmi disa seri që nuk duhen humbur nga asnjëri prej nesh.

Më poshtë ju sugjerojmë 5 nga serialet më të pëlqyera për publikun.

1. Lost in Space

Në këtë serial bëhet fjalë për udhëtimin hapësinor të një familjeje, e cila është në kërkim të një planeti të ri. Por anija me të cilën udhëtojnë humbet kontrollin, e për pasojë përfundim në një planet të panjohur.

2. Voir

Përmes këtij seriali, adhuruesit e kinemasë eksplorojnë momentet kinematografike që i emocionuan, i ngatërruan, i vështirësuan dhe i ndryshuan përgjithmonë.

3. The Coyotes

Një grup kampistësh gjejnë diamante në pyll. Por thesari do vejë në provë miqësinë e tyre.

4. Hellbund

Ky serial është ideali për dashamirësit e horrorit.

5. Aranyak

Në një zonë rurale të Sironës, Kasturi Dogra lufton të kontrollojë jetën e saj. Vajza e saj gatuan më mirë se ajo, burri i saj zhduket për ditë të tëra dhe vjehrri i saj, një ish oficer policie pret me armë kthimin e një krijese mitike. Kjo është arsyeja pse ajo vendos të tërhiqet nga puna e saj si police për një vit. Në ditën e fundit, ajo dyshon se zëvendësuesi i saj nuk është shumë i përkushtuar ndaj punës, ndaj merr disa masa.

Të ngjashme
ShowBiz • 11 Maj 2024
ShowBiz • 10 Maj 2024