Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite
Demokracia
10:31 | 21 Mars 2021

Share:

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë 24 orëshit të fundit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë (5) raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në Podujevë dy motra janë grindur mes vete si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën, të dyshuarat me konsultim të prokurorit janë liruar.

“Është raportuar se dy motra femra kosovare janë grindur mes vete si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën. Dy të dyshuarat janë intervistuar dhe pastaj me konsultim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Obiliq është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës, sipas ankueses i dyshuari ka probleme psikike.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare dhe vajzës së tij. Sipas ankueses i dyshuari ka probleme psikike dhe nuk pranon të trajtohet. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Prizren 20.03.2021 – 20:20. Është raportuar për dhunë në familje, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuarit njëri mashkull i mitur dhe tjetra femër kosovar. Deri të sulmi ndaj njëri tjetrit ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor e me pas është liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në Graqanicë, ankuesi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, po i njëjti ka qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Graqanicë 20.03.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij femër kosovare. Ankuesi kishte qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të dukshme, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara e lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.”

Është arrestuar një i dyshuar në Pejë pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tiji, po i njëjti ka qenë në ndikim të alkoolit.

Pejë 20.03.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.64 promilë. Në lidhje me rastin është konsultim prokurori i shtetit me vendim të së cilit  i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Demokracia/

Të ngjashme