Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Demokracia
10:58 | 23 Mars 2021

Share:

Rastet e dhunës në familje nuk mungojnë në asnjë ditë të vetme në vendin tonë. Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur pesë (5) raste të dhunës në familje, në 24 orët e fundit.

Dje në Prishtinë një grua është shqetësuar dhe kërcënuar nga ish – bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë  22.03.2021 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka shqetësuar dhe kërcënuar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Policia, ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë është sulmuar një burrë nga djali i tij. Nuk raportohet për të lënduar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.

Fushë Kosovë 22.03.2021 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton policia.

Rreth orës 08:30 të mëngjesit, dje në Gllogoc ëshë sulmuar një burrë nga vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Gllogoc 22.03.2021 – 08:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Është arrestuar një burrë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 13:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Prishtinë 22.03.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë raporti i policisë.

Dje në Gjilan është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë kundër bashkëshortes dhe nënës së tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00. Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Gjilan  22.03.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënë së tij, viktimave femra . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Demokracia.com/

Të ngjashme