Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
09:14 | 12 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për pesë raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Viti, Kamenicë dhe Prizren.

Prishtinë, 11.05.2022-20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari-bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit ankuesja ka pësuar lëndime të lehta  trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 10.05.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 11.05.2022-08:10. Është arrestuar  i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhune psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.  Viktima është larguar nga shtëpia dhe e njëjta ka shkuar të jetojë te familjaret e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kamenicë, 11.05.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij kosovar sipas viktimave i dyshuari vuan nga sëmundje mendore. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.05.2022-06:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme