Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
10:16 | 06 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për pesë raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, kurse me ka një është raportuar në qytetet si në Gjilan, Mamushë dhe Mitrovicë.

Prishtinë 03.05.2022 – 17:00.  Në lidhje me rastin është raportuar se me  05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.05.2022-23:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 05.05.2022-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Mamushë 05.05.2022 – 00:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ajo dhe viktima tjetër femër kosovare janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Mitrovicë 05.05.2022-16:10.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

 

Të ngjashme