Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
10:06 | 26 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për pesë raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Pejë, dhe Malishevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovë, një person në Prishtinë arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 1.46 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në raport.

Edhe në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar ta fus në makinë vajzën e tij, dhe i njëjti e ka kërcënuar me fjalë.

“Viktima nuk kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu dhunë në familje ka pasur edhe në qytetin e Pejës, ku një person është arrestuar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar bashkëshorten e tij.

“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Edhe në Malishevë, është arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme