Lajme
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve
Demokracia
11:26 | 16 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në qytetin e Malishevës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi i njëjti ka goditur me një mjet të fortë babain e tij.

“Viktimës i është dhëne tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari, dyshohet se është me probleme mentale dhe është nën masën  e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik”, thuhet tutje në raport.

Policia e Kosovës njofton se rasti tjetër në Malishevë ka ndodhur në orën 6:10, ku bashkëshortja ka njoftuar organet e rendit se bashkëshorti i saj i cili ndodhet jashtë vendit ka kanosur përmes telefonit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i sajë  kosovar, i cili ndodhet jashtë shtetit, është duke e thirrur në telefon dhe duke e kanosur dhe kërkuar nga ajo që të largohet nga shtëpia”

Kurse, ankuesja është dërguar në shtëpi të sigurt – strehimore. Rasti në hetime.

Edhe në qytetin e Gjilanit është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur, frikësuar, shqetësuar bashkëshorten e tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rast të dhunës në familje ka pasur edhe në Klinë, ku një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, në Mitrovicë është arrestuar një person pasi i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij janë rrahur në mes veti.

“Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar””, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

Të ngjashme