Të paktën pesë persona kanë vdekur në një aksident mes rreth 100 makinave në Teksas të SHBA-së.
Zyrtarët e departamentit policor në Texas kanë thënë se të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën në një aksident masiv që përfshinte 75 deri në 100 automjete, përcjell Demokracia.com.
Sipas policisë së Fort Worth-it ende nuk dihet numri i të plagosurve.
Tutje policia njofton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të vështirë, kur shiu është ngrirë dhe ka krijuar akull qe e ka bërë veturat të humbasin kontrollin./Demokracia.com