Lajme
Pesë persona të plagosur pas të shtënave në Seatle
Demokracia
12:31 | 29 Korrik 2023

Share:

Të paktën pesë persona u plagosën pasi një person i armatosur qëlloi “dhjetëra e dhjetëra” plumba në një dyqan në Seattle.

Në mesin e të plagosurve janë katër burra dhe një grua, tha shefi i policisë Adrian Diaz, raporton dailymail.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa dy persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Të shtënat ndodhën në parkingun e dyqanit, por Diaz nuk tha nëse ishte një sulm i shënjestruar.

Për momentin nuk dihet nëse sulmuesi është arrestuar.

Të ngjashme