Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Qyshk.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku më pas janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka thënë Gashi. /Demokracia.com/