Lajme
Pesë persona rrihen mes vete në Obiliq, dy prej tyre përfundojnë në spital
Demokracia
10:01 | 03 Gusht 2022

Share:

Pesë meshkuj janë arrestuar mbrëmë në Obiliq pasi janë përleshur fizikisht mes vete.

Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur fizikisht. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregull”, thuhet në raport. /Demokracia.com/

Të ngjashme