Lajme
Pesë persona rrihen mes vete në Deçan, dy prej tyre dërgohen në mbajtje
Demokracia
10:03 | 29 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit, pas një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Fsh. Lebushë, Deçan 28.04.2023-03:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 (pesë) persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme