Sport
Pesë muaj më parë mposhti Realin në Champions, sot trajneri ukrainas i bashkohet luftës kundër Rusisë
Demokracia
15:59 | 28 Shkurt 2022

Share:

Pesë muaj pas ditës që nga fitorja në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, menaxheri i Sheriff Tiraspol, Yuriy Vernydub është kthyer në vendlindjen e tij në Ukrainë dhe është regjistruar në ushtrinë ukrainase.

Vernydub ka lindur në Zhytomyr, një qytet verior në Ukrainë, dhe ka marrë vendimin të kthehet në atdheun e tij nga puna e tij në drejtimin e ekipit të futbollit në Moldavi për të luftuar kundër Rusisë e cila tash e sa ditë ka nisur sulmet në territorin ukrainas, njoftojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

Një foto e postuar në mediat sociale tregonte Vernydub me veshjen e tij të kamufluar, me dy kolegë të ushtrisë, ndërsa lufta në vend vazhdon pas pushtimit të Rusisë javën e kaluar.

Kujtojmë se trajneri, Vernydub muaj më parë me Sheriff Tiraspolin ka mposhtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:2 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Vernydub, 56 vjeç, do t’i bashkohet kampionit botëror të boksit në tre pesha, Vasyl Lomachenko, pasi ai u shfaq me uniformën e plotë ushtarake ukrainase, pasi i ishte bashkuar ushtrisë territoriale.

Si dhe Lomachenko dhe Vernydub, ish-boksierët ikonë ukrainas Wladimir dhe Vitaly Klitschko i janë bashkuar gjithashtu luftës. /Demokracia.com/

Të ngjashme