Sport
Pesë kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në Ligën e Konferencës
Demokracia
17:23 | 13 Qershor 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të SC Gjilanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

“Kuqebardhët” mund të përballen me skuadrën nga Shqipëria, Finlanda, Sllovenia Latvia dhe Lituania.

Kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve në rrethin e parë janë: KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Latvi) dhe Kauno Zalgiris (Lituani).

Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet nesër (e martë) me fillim nga ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025