Lajme
Pesë komandantë të forcave të mbrojtjes ajrore të Hamasit janë vrarë, thotë IDF-ja
Demokracia
19:59 | 23 Tetor 2023

Share:

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë vrarë pesë komandantë në forcat ajrore të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës gjatë ditëve të fundit.

Grupet ajrore të Hamasit, sipas IDF-së, janë përgjegjëse për mbrojtjen ajrore në Rrip dhe gjithashtu kanë marrë “një pjesë të rëndësishme” në masakrat e 7 tetorit në Izraelin jugor.

Më 14 tetor, IDF-ja njoftoi se kishte vrarë kreun e grupit ajror të Hamas-it, Murad Abu Murad.

Në ditët e fundit, forcat izraelite thonë se kanë vrarë katër komandantë të tjerë në grupin ajror.

Të ngjashme