Lajme
Pesë emigrantë hyjnë ilegalisht në Kosovë përmes Shqipërisë
Demokracia
10:36 | 23 Mars 2021

Share:

Pesë (5) emigrantë dje kanë hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vërejtur pesë (5) refugjatë, të cilët  dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, në autostradën Ibrahim Rugova.

Policia e Kosovës (PK) njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të të cilit  i dyshuari është ndaluar dhe i është sekuestruar automjeti, përcjell Demokracia.com.

Policia, tha se lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësiti i Migrimit de ai i Hetimeve Regjionale, për procedura të mëtejme.

Autostradë 23.03.2021 – 04:00 – Njësia policore e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër PKK Vermice, ka vërejtur  (5) persona refugjatë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i R. së Shqiperisë  në R. e Kosoves, duke hy në një automjet i cili dyshohet se ishte në  pritje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të cilit i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tijë është sekuestruar. Lidhur me rastin jan njoftuar njisiti i Migrimit dhe njisiti i Hetimeve Regjionale për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia/

Të ngjashme