Lajme
Pesë bjeshkatarë humbin në Malet e Sharrit
Demokracia
21:15 | 27 Prill 2025

Share:

Pesë bjeshkatarë kanë humbur në Malet e Sharrit.

Në kërkim të tyre, atje ka shkuar një ekip i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit Malor.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Deni Hameli, nga kjo shoqatë.

“Po, është e vërtetë. Kemi nisur një operacion të kërkim – shpëtimit. Një ekip i yni veç sa nuk ka mbërritur atje. Jemi në kontakt me pesë bjeshkatarët, shtetas të Kosovës, kanë humbur atje, shkaku i motit të lig”, deklaroi Hameli për Klankosova.tv.

“Sigurisht mungesa e eksperiencës ka bërë që ata ta humbasin shtegun e kthimit dhe kanë kërkuar ndihmë nga ne. Ne i kemi koordinatat dhe jemi afër që të mbërrijmë tek vendi ku gjenden. Nuk ka lënduar tek ata. Për detaje tjera do të ju njoftojmë me kohë”, theksoi ai.

Më herët ShKShM e kishte paralajmëruar më herët nisjen e kërkimeve.

Të ngjashme