Lifestyle
Pesë aftësitë që u duhen fëmijëve sot për të qenë të suksesshëm në të ardhmen
Demokracia
08:59 | 01 Shtator 2023

Share:

Fëmijëria e hershme është periudha më kritike në jetën e një fëmije, pasi shumica e aftësive dhe qëndrimeve zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Ekspertët listojnë një sërë aftësish që duhen zhvilluar gjatë kësaj moshe në mënyrë që kur të rriten, ata të jenë të suksesshëm.

Në një artikull nga Unicef, agjencia e Kombeve të Bashkuara, përgjegjëse për ofrimin e ndihmës humanitare dhe zhvillimore për fëmijët në mbarë botën, shpjegon se çdo fëmijë duhet të mbështetet që në moshë të re për t’i marrë vetë vendimet në mënyrë që të bëhet i fortë.

Shumë ekspertë argumentojnë se vitet e hershme të jetës së një fëmije mund të kenë efekte fizike, sociale dhe emocionale gjatë gjithë jetës, ndaj përvojat pozitive dhe mjediset e shëndetshme mund ta përgatisin një fëmijë të vogël për një jetë dinamike dhe të suksesshme.

Në këtë sfond, organizata e pavarur globale, Forumi Ekonomik Botëror, zbuloi së fundmi pesë aftësi të rëndësishme që do t’u nevojiten fëmijëve në të ardhmen për të lundruar me sukses në moshën madhore.

Kompania foli me ekspertë në fusha të ndryshme për të identifikuar se cilat aftësi i konsiderojnë të rëndësishme për fëmijët.

Të ngjashme