Lajme
Përzgjidhet fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani
Demokracia
13:12 | 12 Prill 2021

Share:

Është përzgjidhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zyra e Presidencës, në të cilën thuhet se në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, përcjell Demokracia.com.

“Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 28 Maj 2024