Sport
Përzgjedhësi i Kosovës tregon arsyen pse nuk e ftoi Arton Zekajn
Demokracia
13:18 | 17 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës U21, është gati për t’i nisur stërvitjet për dy ndeshjet miqësore që i zhvillon me Katarin, shkruan Demokracia.com.

Ndeshjet luhet në Doha me 26 dhe 29 mars dhe për trajnerin Machael Nees, ky do të jetë testi i parë në bankinën e Kosovës.

Ai tashmë ka përpiluar listën e lojtarëve që do të prezantohen në atë takim, derisa në sy bie mungesa e disa futbollistëve nga grumbullimi i kaluar. Blendi Baftiu, Mirlind Daku, Eris Abedini e Lirim Kastrati nuk janë ftuar për shkak të moshës dhe nuk kanë të drejtë të luajë për U21, derisa një mungesë e madhe vërehet ajo e mesfushorit Arton Zekaj.

Nees në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se Zekaj, që aktualisht është pjesë e ekipit të dytë të Lille në kampionatin francez, është përballur me një lëndim kohëve të fundit dhe për këtë arsye nuk e ka ftuar.

“Zekaj ka disa probleme në gjurin e tij dhe pasi e njoh unë atë mjaft mirë, kam vendosur ta pushojë kësaj radhe”, ka thënë Nees për Demokracia.com. /Demokracia.com

Të ngjashme