Kombëtarja e Kosovës në futsall ka barazuar pa gola me Kombëtaren e Holandës, në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar sonte në Zeist.
Ky ishte testi i parë i trajnerit të ri të Kosovës, Arben Simitçiu i cili pas ndeshjes ka thënë se është shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij, derisa lojtarët kanë përmbushur gjitha detyrat e dhënë.
“Jam shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, sepse me lojën e treguar sonte ata i kanë përmbushur 100 përqind të gjitha detyrat e parashtruara dhe për këtë arsye i falënderoj. Jam i lumtur si me lojën, ashtu edhe me rezultatin.
Patëm dy mundësi për të shënuar dhe për ta fituar ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam dy 10 metërsha. Mirëpo, edhe holandezët kishin mundësitë e veta, prandaj mendoj se barazimi është epilog real. E futëm kundërshtarin në presion, për shkak të numrit më të madh të faulleve nga ana e tyre, prandaj edhe mundësitë për fitore i kishim më të mëdha, por sigurisht se nesër në ndeshjen e tjetër do të bëjmë çmos për të fituar”, ka thënë Simitçiu.
Kosova nesër do ta zhvilloi miqësoren e dytë me Holandën. /Demkracia.com