Lajme
“Përveçse e ke lëndu, tash e ke sha edhe me nanë” – Gorani shpjegon raportet e Kurtit me SHBA-në
Demokracia
21:50 | 19 Shkurt 2024

Share:

Dukagjin Gorani, gazetar, në “Pressing” të T7, ka kritikuar mënyrën sesi Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti po i qaset raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pos Qeverisë, ai komentoi edhe një deklaratë të presidentes Vjosa Osmani, e cila të dielën ka thënë se “qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për një plan për heqjen e dinarit”.

Gorani ka thënë se kjo qasja nënkupton sikur “aleatët janë palë e investune në dinarin”

Sipas tij, ky është gabim, pasi Uashingtoni e Prishtina nuk mund të flasin për dinarin, sepse nuk janë palë.

“Ti e ke një deklaratë të presidentes që sa është skandaloz aq është edhe fëmijëror. Merre me mend, tha ish dashur Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare me u ulë dhe me gjetë një zgjidhje”.

“Tash rrafshin lokal, marrë parasysh mentalitetin jo fortë të zhvilluar politik që e ka ky vend. Rrafshin lokal kuptohet si diçka e natyrshme. Por rrafshin ndërkombëtar kësaj gjëje i thonë me ia shtu lëndimit edhe një ofendim”.

“Shiqo me çfarë ndryshimi tezash mundohesh me vendos si problem mes bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës. Një njeri me pozitë kaq të lartë e thotë një fjali që në rastin më të butë është infantile fëmijërore, le të merret vesh kush, Uashtingtoni me Prishtinë për dinarë. Ti po e vendos bashkësinë ndërkombëtare si palë e investune në mbrojtjen e valutës së Serbisë. Kjo është përveç që e ke lëndu e ke sha edhe me nënë”, ka thënë Gorani.

Të ngjashme