Sport
Përveç se ishte “figura tragjike” e Cityt, Grealishit ia kujtojnë edhe postimin në të cilin lavdëronte Real Madridin vite më parë
Demokracia
13:17 | 05 Maj 2022

Share:

Futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish, mund të ishte bërë heroi i klubit të tij, por për shkak të dy rasteve të humbura në minutën e 87-të dhe të 88-të, ai u shpall “figura tragjike” e Cityt.

Kryesisht sepse Real Madridi shënoi dy gola në minutat ’90 dhe ’91 dhe e çoi ndeshjen në kohë shtesë, pastaj fitoi, gjë që bëri që Grealish të sulmohej sërish nga publiku dhe tifozët, përcjell Demokracia.com.


Në atë “frymë”, Grealish u “gërmua” shpejt nga një status i vitit 2014, kur shkruante “Hala Madrid” në Twitter, pasi Reali fitoi Bayernin në finale.

Grealish duket se nuk i ka pëlqyer dhe ka vendosur ta fshijë atë “tëeet” për të shpëtuar në një farë mënyre, por nuk ka pasur shpëtim nga fansat./Demokracia.com/

Të ngjashme